Të fundit

Kurti e fton kancelarin Scholz ta vizitojë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një konferencë për media, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kurti e njoftoi kancelarin e Gjermanisë për progresin e Kosovës dhe rezultatet e qeverisë së tij.

Shefi i qeverisë kërkoi nga Scholz që ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Kemi ofruar mundësinë që të strehojmë deri në 5 mijë refugjatë dhe kemi hequr vizat për ukrainasit. Kancelarin e njoftova për progresin e Kosovës dhe rezultatet që kemi arritur në një vit qeverisje. Në Kosovë demokracia funksionon. Mediat janë të lira, opozita i fiton zgjedhjet. Në këtë vit qeverisje kemi bërë përpjekje të mëdha për të fuqizuar luftimin e krimit dhe korrupsionit. Po ashtu kemi filluar reformat në drejtësi dhe kemi hapur gjykatën komerciale. Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Gjermaninë”, u shpreh Kurti.

“Siç e tha Scholz, rreth 400 mijë kosovarë jetojnë në Gjermani. Ata janë urë mes dy vendeve tona. Shumë nga ta kanë shprehur interesimin për të investuar në Kosovë. Prandaj, e ftoj kancelarin për vizitë në Kosovë bashkë me një delegacion investitorësh. Kosova duhet të njihet edhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian. Nga Kancelari Scholz kërkova që Gjermania ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave. Tash është koha të thuhet mjaftë është mjaftë”, theksoi Kurti.

“E njoftova kancelarin që Kosova është konstruktive në Dialog. Duhet të përqendrohet në njohje reciproke. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci