Të fundit

Përpos tribunave Derbi i Anamoravës i zbehtë edhe në fushë

Ndeshja mes Gjilanit e Dritës e zhvilluar në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës është mbyllur pa gola.

Kësaj radhe Derbi i Anamoravës nuk e kishte bukurinë e tij pasi që është zhvilluar pa praninë e tifozëve: “Intelektualët” dhe “Skifterat”, për shkak se skuadra e Gjilanit ishte dënuar nga FFK me tre ndeshje pa shikues.

Përkundër se të dyja skuadrat krijuan disa mundësi të mira shënimi, asnjëra nga arriti të gjente golin.

Pas 33 xhirove edhe matematikisht skuadra e Ballkanit është shpallur Kampione e Kosovës, ndërsa Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 59 pikë, kurse Drita në të tretin me 58.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci