Të fundit

BE-ja do ta sanksionojë edhe kreun e Kishës Ortodokse ruse

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, është mes individëve që do të përfshihen në rundin e gjashtë të sanksioneve, të propozuara nga Bashkimit Evropian, sipas dy burimeve që kanë parë dokumentet e plota, raportoi CNN-i të mërkurën.

Drafti i propozuar u është dërguar ambasadorëve përkatës për shqyrtim, thanë burimet.

Në këtë fazë, emrat mund të hiqen ose shtohen sipas gjykimit të shteteve anëtare, tha një burim i Komisionit të BE-së.

Të mërkurën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash që përfshijnë gjithashtu një ndalim të naftës ruse.

Ndërkohë, në një intervistë këtë javë, Papa Françesku kritikoi Kirillin për miratimin e arsyeve të deklaruara të Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke e paralajmëruar atë që të mos bëhet “djaloshi i altarit të Putinit”.

Në përgjigje, Kisha Ortodokse Ruse tha se Papa Françesku kishte përdorur “tonin e gabuar” në karakterizimin e takimit të tij me Patriarkun Kirill dhe i quajti komentet e Papës “për të ardhur keq”.

“Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në vendosjen e një dialogu konstruktiv midis Kishës Katolike Romake dhe Kishës Ortodokse Ruse, i cili është veçanërisht i nevojshëm në këtë kohë”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të Patriarkanës Ruse.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci