Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e ka quajtur hipokrit kryeministrin Albin Kurit.
Kjo vjen pas darkës joformale që zhvilloi kryeministri Kurti bashkë me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Berlin.
Lushtaku madje e rikujtoi parullën e famshme të LVV-së “Jo negociata, Vetëvendosje”.
“U harruan të zhdukurit! U harrua gjenocidi! U harruan viktimat e luftës! U harruan edhe protesat e parimet! U harruan të gjitha! Për një karrige të kryeministrit”, shkroi ai në Facebook.
