Të fundit

LDK-ja e hapur që ta votoj komisionin hetimor të propozuar nga LVV-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se kjo parti është e hapur që ta mbështes edhe komisionin hetimor për energjinë të propozuar nga pozita në Kuvendin e Kosovës.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u dakorduam se e drejta e opozitës është e pakontestueshme. Më këtë rast kërkesa për formimin e komisionit hetimor parlamentar do të realizohet dhe po ashtu jemi të hapur të votojmë edhe për formimin e komisionit hetimor parlamentar nga radhët e pushtetit”, tha Gashi në një konferencë për media.

Ai konfirmoi se ka pajtim mes pozitës dhe opozitës që sot në Kuvendin e Kosovës të votohen dy komisione hetimore për krizën në energji.

“Kemi pajtim që të formohen dy komisione parlamentare dhe që Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Sjellja e papërgjegjshme po shpresoj që ka marrë fund dhe Kuvendi duhet me punën e vet normale në mënyrë që të marrim vendime, miratojmë ligje dhe të kryejmë funksionet e tona kushtetuese dhe politike”, tha më tutje Gashi.

Ai konfirmoi se Driton Selmanaj do të jetë kryesues i komisionit hetimor për krizën energjetike i propozuar nga opozita.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci