Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ajo aktualisht është duke mbajtur një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
“Ne do t’iu qëndrojmë përkrah në rrugën e anëtarësimin. Unë mendoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel, hapat e parë do të mund të ishin edhe vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve në këtë aspekt. Unë i kam siguruar palën kosovare që ne qëndrojmë krahë Kosovës, sa i përket mbështetjes ushtarake, ne jemi në kuadër të KFOR-it dhe do të mbesim të angazhuar më tej”, tha ajo.
“Ne do të mbesim partner edhe në të ardhmen”, shtoi tutje ministrja Lambrecht.
