Të fundit

Sadiku i LDK-së mbron deklaratën e Osmanit: Populli i dërgoi mesazh Kurtit

Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës beson se elektorati i dha një mesazh të fortë kryeministrit në detyrë Albin Kurti të dielën.

Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, sipas ish-deputetit të LDK-së dhe anëtarit të kryesisë së kësaj partie, i dërguan Kurtit mesazhin se “nuk mund të bllokojë një shtet” për inate personale të krijuara me ish-presidenten Vjosa Osmani.

I pyetur për deklaratën e Osmanit, e cila e kushtëzoi Vetëvendosjen për votimin e kandidaturës së saj për presidente, Sadiku fillimisht tha se nuk e kishte dëgjuar deklaratën, ndërsa pastaj tha se “nuk ka nevojë të merremi me atë deklaratë”.

Esenca, sipas tij, qëndron krejt diku tjetër: te veprimet e Albin Kurtit.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën.. ndëgjo – nuk isha marrë me deklaratën, sa isha marrë me esencën e krejt kësaj. Esenca është që Kurti na ka dërguar neve në zgjedhje vetëm për hesape personale. Nuk kemi pasur nevojë për këto zgjedhje sepse nëse ai do ta propozonte znj. Osmani atëherë nga vet ai, tani do të kishte të gjithë fuqinë ai. Ai e bllokoi një shtet pa pikë nevoje vetëm pse ka krijuar inate personale me znj. Osmani – dhe, këtë ia tha populli dje: mos u merr me inate sepse Kosova nuk kish humb diçka nëse znj. Osmani ishte bërë presidente”, tha Sadiku në një deklaratë në emisionin Mesdite në Tëvë1.

Sadiku tha se LDK-ja tashmë e ka tejkaluar “krizën” e propozimit të një emri për president – çështje për të cilën kritikohej nga pushteti, por edhe nga analistët e kritikët, muajt e shkuar.

“Nuk është gjuhë.. ne kemi konkurruar në atë mënyrë sepse ka pasur kritika që ne nuk kemi emra dhe tash kemi thënë që ja kemi emër. Nuk mund të na kritikojnë që nuk kemi emër”, theksoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci