Të fundit

Osmani takon presidentin e Panamasë, e falënderon për mbështetjen

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se sot, me nderime shtetërore është pritur nga presidenti i Republikës së Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Shefja e shtetit u shpreh se përkrahja për Kosovën nuk ka munguar në asnjë kënd të botës, prandaj shtoi se mbështetja e aleatëve si Panamaja është vendimtare për forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare.

“E falënderova presidentin Cortizo për mbështetjen e palëkundur, e cila i ka themelet në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, shtoi Osmani në Facebook.

Ajo tha se përgjatë takimit, ndër të tjera diskutuan hapat e mëtejmë për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë tregtinë, arsimin, kulturën, ndërmarrësinë si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci