Të fundit

Ish kryeministri kontrovers propozohet për president

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, nuk e përjashtoi mundësinë që ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano mund të ishte një nga kandidaturat e propozuara për t’u bërë President i Republikës.

“Nuk jam këtu që të komentoj emra të përveçëm. Natyrshëm të gjithë kanë shanse”, tha Gjiknuri në një komunikim me gazetarët.

“Ne nuk kërkojmë të jetë nga grupi ynë parlamentar, por që ka figura që kanë dhënë kontribut në shoqërinë shqiptare. Asnjë nuk është i përjashtuar, përfshi edhe emri në fjalë”, ka shtuar ai.

Gjiknuri e quajti absurd një propozim të dalë nga një mbledhje e deputetëve të Partisë Demokratike një ditë më parë, që në procesin e zgjedhjes së presidentit të përfshiheshin edhe ndërkombëtarët.

“Nuk besoj se është me vend që të përfshihen ambasadorët, kur palët flasin shqip. Më duket absurde”, tha ai. /A2 CNN/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci