Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk e konsideron serioz kryeministrin Albin Kurti në qoftë se ai nuk ndërmerr hapa për çrrënjosjen e të bëmave të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK).
Themeluesi dhe drejtuesi i mediumit “Paparaci”, ka thënë se do ta përkrahë Kurtin nëse merret me “të këqijat më të mëdha” të cilat i ka mbjell ShIK-u.
Sipas Kajtazit, askush nuk ka qenë më brutale sesa kjo organizatë në Kosovë.
“Albin Kurtit i besoj dhe e përkrahi në atë moment që nis çrrënjosjen e së keqes më të madhe që ka mbjell SHIK-u në këtë vend. Askush më shumë dhe ma brutal nuk ka qenë sesa kjo organizatë”, tha Kajtazi, në një shkrim në Twitter.
“Derisa të hedh hapa për t’u marrë me këtë organizatë, unë nuk e konsideroj serioz Kurtin”. /Paparaci.com
Albin Kurtit i besoj dhe e perkrahi ne ate moment qe nis çrrenjosjen e se keqes me te madhe qe ka mbjell SHIK-u ne kete vend. Askush me shume dhe ma brutal nuk ka qene sesa kjo organizate. Derisa te hedh hapa per t'u marre me kete organizate, une nuk e konsideroj serioz Kurtin.
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) May 6, 2022
