Xhiroja e 34-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet gjatë fundjavës, ku edhe do të përcaktohen vendet e tabelës, pasi që kampioni tashmë është vendosur.
Dueli direkt i dy skuadrave të cilat kërkojnë ikjen nga barazhi zhvillohet ndërmjet Malishevës dhe Drenicës.
Në kuadër të kësaj xhiroja janë deleguar edhe personat zyrtarë të ndeshjes.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje është caktuar Besfort Kasumi, me asistentët Edmond Zeqiri dhe Abnor Bullatovci. Në VAR do të jetë Visar Kastrati.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave zhvillohen të dielën me fillim nga ora 15:00.
Delegimet e plota të gjyqtarëve.

