Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka thënë se Serbia është duke kërcënuar që ta ndez luftën e tretë Ballkanike.
Kreu i Qeverisë së Kosovës siç shkruan The Telegraph, ka akuzuar serbët se po veprojnë “siç kishte vepruar Gjermania në mes të Luftërave Botërore”.
“Mendoj se [situata] është padyshim më e rrezikshme sesa më parë”, ka thënë Kurti. “Nëse i kontrolloni shifrat për shpenzimet ushtarake të shpenzuara në Serbi, të cilat vitet e fundit janë ngritur në qiell. Për kë po i blejnë të gjitha këto?”.
“Fakti që po e them këtë me shumë qetësi, është sepse e kam parë këtë situatë duke ardhur vite më parë”, shtoi ai. “Është një analizë racionale – jo emocionale.”
