Të fundit

Talibanët urdhërojnë gratë në Afganistan që të veshin burkën në publik

Talibanët kanë urdhëruar të gjitha gratë afgane që të veshin burkën që mbulon të gjitha pjesët e trupit në publik.

Ministria për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalimin e Mëkateve lexoi një dekret nga udhëheqësi suprem i grupit, Hibatullah Akhundzada, në një konferencë shtypi në Kabul.

“Ne duam që motrat tona të jetojnë me dinjitet dhe siguri”, tha Khalid Hanafi, ushtrues detyre i Ministrisë për Meshkuj – e cila zëvendësoi Ministrinë e Grave të vendit, pasi militantët morën kontrollin në gusht të vitit të kaluar.

Dekreti thotë se nëse një grua nuk e mbulon fytyrën jashtë shtëpisë, babai i saj ose i afërmi i saj mashkull do të burgosej ose do të pushohej nga punët shtetërore.

“Nëse gratë nuk kanë punë të rëndësishme për të bërë jashtë, është më mirë që ato të qëndrojnë në shtëpi”, thuhet në dekret.

Shumica e grave në Afganistan mbajnë shami për arsye fetare, por shumë në zonat urbane si Kabuli nuk e mbulojnë fytyrën.

Para disa javësh, talibanët ndaluan shkollimin për vajzat mbi klasën e gjashtë, duke iu kthyer një premtimi të mëparshëm.

Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar udhëheqësve j që të rishqyrtojnë vendimin, raporton SkyNews.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci