Të fundit

Zyrtari Policor vret një person në Graqanicë

Është vrarë një person në fshatin Gushtericë të Komunës së Lipjanit.

Rastin për Paparacin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se i dyshuari është zyrtar policor.

Me rastin është duke u marrë edhe IPK-ja.

“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete.  Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.  Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo për Paparacin.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci