Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se ka pasur nderin që për herë të parë si përfaqësuese Kosovës ta vizitoj Kosta Rikën dhe ta takoj presidentin e ri të këtij vendi, Rodrigo Chaves.
Shefja e shtetit tha se me presidentin Chaves u pajtuan që t’i çojnë marrëdhëniet të shkëlqyera mes dy vendeve në lartësi të reja, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme dhe rritjen e interaksionit ekonomik e tregtar.
“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës që njohën pavarësinë tonë qysh në ditën e parë të shpalljes, më 17 shkurt, pikërisht kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran”, shkroi ajo në Facebook.
“Presidentit Chaves i përcolla urimet më të mira në marrjen e përgjegjësive së detyrës së tij të re, udhëheqjes së popullit të Kosta Rikës drejt një të ardhmeje të begatë e të sigurt”.
