Të fundit

Tërmet i fuqishëm në Tajvan

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ndërmjet 6.1 dhe 6.6 shkallë ka tronditur brigjet e Tajvanit.

Mirëpo, raportohet se pavarësisht tërmetit nuk ka rrezik për cunami.

Autoritetet tajvaneze thanë se tërmeti, që ndodhi në orën 15:23 të së hënës, ishte 27 kilometra nën sipërfaqen e tokës, transmeton.

Epiqendra u regjistrua 89.4 kilometra larg bregut lindor të Tajvanit, afërsisht në gjysmë të rrugës midis bregut të qarkut Hualien dhe ishullit jugor japonez të Yonaguni, tha byroja e motit të vendit.

Tërmeti mund të ndihej në të gjithë Tajvanin, shtoi byroja, derisa u lëkundën ndërtesat për pak kohë në kryeqytetin e Taipeit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci