Të fundit

Moderatorja e sportit së shpejti do të bëhet nënë

Moderatorja e njohur e sportit, Ilda Bejleri së shpejti do të bëhet nënë.

Burime për “Iconstyle.al” bëjnë të ditur se moderatorja po shijon ditët më të bukura, pasi po bëhet nënë për herë të parë.

Ajo është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe po pret një vajzë, ndërsa këtë lajm është munduar ta mbajë sa më të fshehtë nga publiku.

Ilda nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.

Profili i tij mbetet i panjohur për publikun, teksa duket se edhe në ditët më të ëmbla Ilda ka preferuar ta mbajë gëzimin vetëm për vete.

Prej kohësh nëpër media Ilda është përfolur për lidhje të mundshme me ndonjë futbollist, ndërsa në një intervistë ajo foli për partnerin aktual, duke mohuar që ai të ishte i tillë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci