Të fundit

Putin shkatërroi qytetin, pro-rusët festojnë “Ditën e Fitores” në Mariupol

Në rrugët e Mariupolit të shkatërruar nga lufta janë parë sot njerëz duke festuar 77-vjetorin që kur Gjermania naziste u mund.

Shumica e qytetit port ukrainas është tani nën pushtimin e forcave ruse dhe në këto imazhe mund të shihen ushtarë pro-rusë që ruajnë tubimin.

Në fotot e publikuar nga mediat ndërkombëtare disa njerëz shihen duke mbajtur një flamur rus ose tullumbace në ngjyrat e tij.

Mariupol është bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse dhe mijëra mendohet se kanë vdekur në qytet. Qyteti ka qenë gjithashtu skena e një krize të dëshpëruar humanitare. Qyteti port është i një rëndësie strategjike për Rusinë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci