Të fundit

Kurti viziton kompaninë LinkedIn në SHBA, i fton të investojnë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po qëndron në SHBA, ka vizituar kompaninë e njohur LinkedIn.

Gjatë takimit me bordin drejtues të kësaj platforme online, Kurti ka thënë se Kosova është vend i mirë për të investuar kompanitë amerikane.

Sipas Kurtit, këto investime do të hapnin vende të reja të punës për qytetaret.

“Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, shkruan Kurti në Twitter.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci