Të fundit

Përparim Rama i bie pishman për shfuqizimin e vendimit të Shpend Ahmetit

Asambleja Komunale e Prishtinës ka mbajtur të martën mbledhjen e saj të radhës, ku mes tjerash, në pikën e rendit të ditës ishte edhe propozimi për anulimin e një vendimi të Shpend Ahmetit.

Vendimi për ndarjen e 50 mijë eurove ndaj Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës ishte marrë nga ish-kryetari Ahmeti në maj të vitit të kaluar.

Ndonëse mjetet akoma nuk janë alokuar në adresë të gastronomëve, drejtoresha e Drejtorisë së Financave në Prishtinë, Valbona Makolli, tha se ka ndodhur një gabim teknik lidhur me këtë.

Megjithatë, ajo gjatë mbledhjes së asamblesë komunale tha se mjetet do të ndahen për Shoqatën e Gastronomëve.

Ishte asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nora Kelmendi, e cila pyeti rreth kësaj çështje.

“Ne si GP i LVV po na intereson pse i keni menjanu prej rendit të ditës këto dy pika; propozim-vendimin për anulimin e vendimit për subvencionimin e Shoqatës së Gastronomëve në Prishtinë si dhe propozim-vendimin për caktimin e komisionit për udhëheqje dhe koordinimin e punës në teren për përzgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane”, pyeti ajo.

Më pas iu përgjigj kryetari i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, i cili tha se drejtoresha e Financave e sqaron këtë temë.

“Kur të hin në rend jo pikë, drejtoresha e sqaron pse. E dha propozimin me tërheq, ju prapë po kërkoni. Nëse doni sqarim, unë ja jap fjalën drejtoreshës”, tha ai.

Tema për ndarjen e mjeteve ndaj Shoqatës së Gastronomëve, bëri që drejtoresha e Financave të kërkoj falje për “një lëshim që është bërë në mbledhjen e fundit”.

Megjithëse, ajo tregoi se këto mjete do të alokohen në Oden Ekonomike të Kosovës, e që do të jenë më pas të destinuara për këtë shoqatë.

“Së pari, kërkoj falje se këtu është bërë një lëshim për arsye se në mbledhjen e fundit të qeverisë është bërë plotësim-ndryshimi i vendimit për ndarjen e mjeteve për Shoqatën e Gastronomëve, ku thuhet se këto mjete i qiten Odës Ekonomike të destinuara për Shoqatën e Gastronomëve. Ky është gabim teknik, mirëpo nuk e kemi vërejtur. Po ia qesim në bazë të vendimit të fundit më 18.11.2021. Edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve”, deklaroi ajo.

Në pikën e tretë të rendit të ditës të kësaj mbledhje ishte propozim-vendimi për anulimin e vendimit për subvencionimin e Shoqatës së Gastronomëve në Prishtinë.

Paparaci ka kontaktuar të hënën me Arian Vranicën nga Shoqata e Gastronomëve, i cili theksoi se janë kundër nëse asambleja komunale e Prishtinës ndërmerr hapat që të anulohet vendimi, i cili daton nga maji i vitit të kaluar.

“Pavarësisht se mjetet nuk janë alokuar ende nga Komuna e Prishtinës, ne jemi kundër që kuvendi komunal në Prishtinë ta anulojë një vendim të tillë”, tha Vranica për mediumin.

Tutje, ai shtoi se “Komuna po i fajëson gastronomët lidhur me dokumentacionet, ndonëse ka pasur plotësim-ndryshim vendimi i majit”.

Vitin e kaluar, kryetari i atëhershëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me këtë subvencion deklaronte se kjo ndihmë është kërkuar nga përfaqësues të shoqatës për funksionalizim më të mirë.

Sipas tij, së bashku me komunën do kryhet studimi për shtirje të terrasave pasi po rrezikohet hapësira publike.

“Për herë të parë po e them se Shoqata e Gastronomëve është shumë më e organizuar pasi janë bërë bashkë për shkak të gjendjes së pandemisë. Si pjesë e ekonomisë së Prishtinës, kjo shoqatë ka krijuar mijëra vende të punës. Kësaj radhe Shoqata e Gastronomëve kanë kërkuar ndihmë për funksionalizim, por fillimisht ne kemi kërkuar që të rregullohet çështja e terasave, pasi po rrezikohet hapësira publike”, kishte thënë Ahmeti.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci