Këshilli Grevist i punëtorëve të KEDS-it dhe KESCO-s ka njoftuar se nga data 11 maj do të fillojë grevën duke kërkuar rritjet të pagave për 100 euro.
Siç ka njoftuar Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova, kjo grevë do të zgjasë për tri ditë rresht.
Më 11 maj do të jetë grevë një orëshe, më 12 maj do të jetë dyorëshe dhe ditën e tretë do të jetë grevë treorëshe.
“Ftojmë të gjitha mjete e informimit që ta ndjekin nga afër grevën dhe për çështje komunikimi të kenë linjë të drejtëpërdrejtë kontakti kryetarin e FSPE-së, Ahmet Hyseni 049 793 936”, thuhet në njoftim.
