Kriptovalutat tashmë po konsiderohen si e ardhmja e parasë.
Në këtë monedhë kanë investuar shumë artist e figura publike.
Mozzik, përmes një postimi në Instastory, ka bërë të ditur se ka derdhur shuma të medha parash në këtë industri. Ka publikuar bilancin e njësive të kriptovalutave në të cilat ka investuar. Këtë e ka bërë përmes një fotografie që e ka publikuar në Instagram.
“Light Work”, shkruan ai në postimin e tij.
Çka janë Kriptovalutat (Cryptos)?
Kriptovalutat, janë njësoj si çdo monedhë tjetër. Mund të blini mallra dhe shërbime me to. Aty ku ato ndryshojnë nga monedhat tradicionale të letrës që kemi në kuletat tona, është se paratë janë plotësisht virtuale.
Bitcoin, për të cilin mund të keni dëgjuar, ishte kriptovaluta origjinale dhe vazhdon të jetë më e njohura gjerësisht nga njerëzit.

