Profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, ka deklaruar se sot është sulmuar nga prindi i një studenti që ishte i pakënaqur me notën e provimit.
Ajo ka thënë se ndërhyrja e prindit është krejtësisht e papranueshme, duke shtuar se studenti i pakënaqur ka mënyra të tjera akademike që të ankohet për notën.
Latifi-Pupovci deklaron se personi që e sulmoi është specialisti i gjinekologjisë dr. Arsim Gashi për të cilin thotë se pret që ta marrë dënimin e merituar. /Paparaci/
Drejtori i Emergjencës jep detaje për gjendjen e profesoreshës Latifi-Pupovci
