Të fundit

Kryebashkiaku i Mariupolit: Dhjetë mijë njerëz mund të vdesin nga epidemitë

Deri në fund të vitit në Mariupol, më shumë se 10 mijë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet dhe kushtet jo të mira higjienike.

Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit Vadym Boychenko, sipas të cilit “banorët e kanë shndërruar Mariupolin në një geto mesjetare”, shkruan la repubblica.

Pa ilaçe dhe trajtim mjekësor, pa rivendosjen e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve adekuate, në qytet do të shpërthejnë epidemitë duke shkaktuar rritjen e vdekshmërisë.

“Tani në qytet ndodhen 150-170 mijë banorë, sumica e popullsisë aktuale janë të moshuar dhe të sëmurë. Pa kushte adekuate higjienike, vdekshmëria midis grupeve vulnerabël do të rritet në mënyrë eksponenciale.

Disa banorë të Mariupolit nga fshatrat fqinjë janë kthyer në qytet sepse mund të largoheshin për shkak të pengesës nga forcat ruse. Rusët vazhdojnë gjenocidin që filloi më 24 shkurt. Populli ynë është në rrezik. Duhet të evakuojmë mënjëherë banorët,” tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci