Të fundit

Lirohet prona publike e uzurpuar nga kompania “Europrinty”

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, ka liruar pronën publike në lagjen Emshir në Prishtinë, ku prej gjashtë vitesh kompania “Europrinty” një korsi të rrugës e kishte kthyer në parking privat, shkruan Paparaci.

Korsia e cila ishte kthyer në parking privat nga kompania “Europrinty”, pas ankesave të qytetarëve tash e tutje do të shërbejë si rrugë automobilistike.

Ndryshe, për këtë Paparaci kishte raportuar në mars të këtij viti, ku Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës kishte gjobitur me 500 euro kompaninë “Europrinty” Sh.P.K për uzurpim të pronës publike.

“Europrinty” Sh.P.K. është një kompani e cila ka përfituar miliona nga tenderët publikë në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e platformës “Prokurimi i Hapur”, 71 kontrata publike i ka përfituar kompania “Europrinty” nga institucionet publike në Kosovë.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Europrinty” ka deklaruar kapital prej 8 milionë eurove.

Ajo, bazuar në të dhënat publike, është regjistruar si biznes në vitin 2000 dhe merret me prodhimin e materialeve prej letrave, si dhe tregtisë me materiale shkollore. /Paparaci/

Gjobitet kompania që përfiton tenderë nga shteti, uzurpon pronën publike

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci