Deputetët e Parlamentit të Kosovës seancën e sotme e kanë nisur me një minutë heshtje, në nderim të legjendës së boksit shqiptar, Xhevdet Peci.
“Para se të fillojmë me seancën, edhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, u dakorduam që ta mbajmë një minutë heshtje për legjendën e boksit shqiptar, Xhevdet Pecin”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Më pas deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar ish-boksierin e gjeneratës së artë të Prishtinës.
Peci vdiq të hënën në Amerikë në moshën 67 vjeçare.
