Të fundit

Mourinho do të qëndrojë te Roma

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka konfirmuar se do të vazhdojë të qëndrojë me skuadrën e Romës deri në përfundimin e kontratës.

Mourinho ka kontratë me skuadrën italiane edhe për një sezon, ndërsa ishte përfolur pë një largim të mundshëm nga Italia.

Mirëpo, 59-vjeçari ka konfirmuar se do të vazhdojë projektet e tij me Romën.

“Në këtë moment, gjithçka është shumë e qetë sepse i kam edhe dy vjet në kontratë. Klubi nuk më është afruar e të provoj ta vazhdoj atë dhe nuk më kanë shtyrë në situatën që ta pranoj apo ta refuzoj. Duhet ta përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë dhe nuk po shikoj për ndryshim. Nuk mund ta lë skuadrën në sezonin e dytë, kështu që do të jem këtu”, ka thënë Mourinho.

Mourinho me Romën do të luajë në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit më 25 maj, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci