Të fundit

Gazetari tregon gjendjen e Ronelës pas skualifikimit nga Eurovision

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati mbrëmë bëri hapjen e gjysmëfinales së parë të Eurovision-it me një perfomancë të zjarrtë.

Ronela mori një mbështetje të madhe nga publiku por nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të shkuar në finale.

Të shumtë ishin komentuesit shqiptarë dhe jo vetëm që mendonin se skualifikimi i Ronelës nuk ishte i drejtë.

Gjatë ditës së sotme në “Shqipëria Live” u diskutua sigurisht mbi temën më të zjarrtë të 24-orëshit të fundit. Në lidhje “Skype” ishte i ftuar kryeredaktori i “Wiwiblogs”, William Lee Adams. Ai foli rreth Eurovision në përgjithësi dhe performancës së Ronelës në veçanti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by William Lee Adams (@williamleeadams)

Pse nuk shkoi Ronela Hajati në finale ishte pyetja që moderatorët e programit i shtruan Lee.

“Nuk e dimë derisa të shohim rezultatet të shtunën. Por tani është e vështirë të themi. Rezultatet e jurisë jepen pas finales së madhe.

Ka patur 200 gazetarë, brohoritma shumë dhe është pëlqyer performanca e Ronelës. Juria do të zbulojë votat pas finales së madhe”, tha Lee Adams.

Ndërsa i pyetur nëse ka komunikuar me këngëtaren shqiptare, gazetari u shpreh se “po”.

“Kam biseduar përmes ‘WhatsApp’ pas rezultateve për në finale. Më nisi një foto dhe duket se është pak e lënduar. Por ka fituar shumë fansa nga e gjithë Europa”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci