Të fundit

The Rock ndalon përdorimin e armëve të vërteta gjatë xhirimeve

Aktori i famshëm Dwayne Johnson ka marrë një vendim të rëndësishëm sa i përket përdorimit të armëve në shesh xhirim, ai ka thënë se kompania e tij filmike, “Seven Bucks Productions” nuk do të përdorë më armë të vërteta në xhirime, e gjitha kjo për shkak se para disa ditësh mbeti e vrarë Halyna Hutchins nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

“Para së gjithash isha zemërthyer. Ne humbëm një jetë. Zemra ime është me familjen e saj dhe të gjithë në xhirime. Unë gjithashtu e njoh Alecin për një kohë të gjatë. Nuk mund të flas për askënd tjetër, por mund t’ju them se në çdo film që ne kemi ecur përpara me Seven Bucks Productions, nuk do të përdorim fare armë të vërteta”, u shpreh Johnson.

Aktori shtoi se brenda disa orësh nga lajmi për të shtënat fatale të Hutchins, ai dhe ekipi i kompanisë folën për ndryshimet që do të miratonin në xhirime për sigurinë.

“Unë mendoj se gjëja më e kujdesshme dhe më e zgjuar që duhet bërë është thjesht të ndaloni për një sekondë dhe të rishqyrtoni se si do të ecni përpara dhe si do të punojmë së bashku,” tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci