Melinda Ademi bën paraqitje provokuese në rrjetet sociale, me anë të një postimi ku bën të ditur për publikim e këngës së saj të re.
Reperja kosovare, përveç se ka bërë bujë të madhe me projekte të ndryshme muzikore, ajo është edhe një prej femrave më të bukura të estradës që nuk i lë anash provokimet asnjëherë.
Në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.1 milion ndjekës, Melinda erdhi me një dukje që mori gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj, duke paralajmëruar kështu këngën e re.
“Gabimet e tua i prishen krejt planet e mija”! Neser, ora 20:00, Melodia”, ka shkruar Melinda.
Melinda në imazhe që postoi këtë herë shihet e veshur me një kostum të shkurtër dypjesësh ngjyrë rozë, të cilin e kombinoi me taka me të njëjtën ngjyrë, reperja kompletoi paraqitjen me aksesor, grim të theksuar dhe flokët e gjata dhe të valëzuara i la të shtrira prapa supeve.
Melinda në fotografitë që postoi, shihet e veshur me një kostum ngjyrë rozë, të cilin e kombinoi me taka të së njëtës ngjyrë dhe duket e mahnitshme. Ajo komletoi dukjen me aksesor, grim dhe me flokët e gjata e të valëzuara.



