Të fundit

Pamjet nga momenti i dorëzimit të aplikimit në KE nga ministrja Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ia dorëzoi sot aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Këshill të Evropës, zëvendëssekretarit të KE-së, Bjorn Berge.

Paparaci posedon dy fotografi nga momenti kur ministrja e Punëve të Jashtme dorëzon dokumentacionin e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për aplikim në KE.

Berge, i cili ka pranuar aplikimin nga Gërvalla, përmes një cicërime në rrjetin e tij social në Tëitter kishte përgënjeshtruar Zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke thënë se në takimin e nëntë marsit, “nuk është diskutuar çështja e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Kosova ka aplikuar të enjten, 12 maj, për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka dorëzuar aplikacionin fizikisht.

Aplikacionin e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pas shqyrtimit të gjendjes në Kosovë, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.

Çdo anëtar i Këshillit të Evropës duhet të pranojë parimet e sundimit të ligjit dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat brenda juridiksionit të atij shteti.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. /Paparaci/

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci