Ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve dhe femrave do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Finalistët e Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, Llapi e Drita, do të takohen në stadiumin “Fadil Vokrri” më 26 maj me fillim nga ora 20:00.
Këto dy skuadra nuk e arritën objektivin e titullit kampion, prandaj synojnë që edicionin ta përmbyllin me një trofe.
Kjo përballje pritet me interesim të madh nga tifozeritë e të dyja ekipeve, andaj edhe spektakli në tribuna nuk do të mungojë.
E mjaftë interesante kësaj radhe do të jetë edhe finalja në konkurrencën e femrave, ku të premten e 27 majit, në orën 17:00, do të ballafaqohen dy ekipet më cilësore, Ep-Com Hajvalia dhe Mitrovica.
Edhe në këtë finale pritet rivalitet i madh në fushë, por edhe në tribuna.
