Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka publikuar pjesën e parë të projektit “Thuaje”.
Në një video të cilën e ka publikuar në Youtube, Luana ka thënë se javë pas jave do të publikohen 5 projektet muzikore të cilat flasin për jetën e saj personale.
Nga bullizmi, traumat, luftën e të qenurit vajzë, familjen dhe vlerësimi ndaj vetes, Luana Vjollca ndan me publikun jetën dhe historitë e saj personale.
Ky projekt vjen me qëllim të ndërgjegjësimit të femrave.
