Të fundit

Gjiko dhe Majk thumbojnë estradën

Dy reperët e njohur, Majk dhe Gjiko janë thumbuar estradën shqiptare. Ata përmes një videoje të publikuar në Instagram kanë folur për blerjen e klikime dhe ndjekësve dukuri kjo e cila është shumë e theksuar.

Ditën e djeshme dyshja kanë publikuar një video në të cilën Majk i  drejtohet te Gjikos duke pretenduar sikur shet klikime, ndjekës dhe pëlqime në rrjetet sociale.

Pas kësaj, Majk ia tregon këngën e re të tyre Gjikos. Posa e dëgjon reperi nga Peja thotë se kënga nuk ka nevojë për blerjen ‘fake’ të klikimeve pasi sipas tij projekti do të jetë një hit.

Dyshja pritet të publikojnë shumë shpejt bashkëpunimin e tyre.

“Majk x Gjiko – Kce kce, së shpejti”, kanë shkruar reperët krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

Majk dhe Gitnjo janë ndër reperët më të kërkuar në skenën muzikore. Ata kanë sjellë shumë hite së bashku.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci