Të fundit

Seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve mbahet më 20 maj

Të premten e 20 majit, duke filluar nga ora 14:30, do të mbahet në Gjykatën Speciale konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Seanca e radhës vjen pak kohë pas konfirmimit të aneksit të aktakuzës së re ndaj krerëve të UÇK-së.

Aktakuza e re u rëndua me akuza të reja që i referohen krimeve që pretendohet të jenë kryera në fshatrat e Suharekës dhe Gjilan.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi u deklaruan të pafajshëm për pretendimet e reja të Prokurorisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci