Të fundit

Bislimi: Serbia po keqpërdor takimet në Bruksel

Shefi i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë, Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka akuzuar Serbinë se po keqpërdor takimet në Bruksel.

Zëvendëskryeministri Bislimi u shpreh se Serbia ka qenë ajo që ka ftuar takimin me letrën me shkrim se ka propozim konkret për targat, në harmoni me kriteret e parapara të marrëveshjes së shtatorit.

“Ky ka qenë garancioni që na është thënë që të vijmë këtu. Fatkeqësisht pamë sjellje të çuditshme të palës serbe. Thotë se ka ide po nuk mund ta shpalosë se ka probleme politike. Udhëtimi ka qenë krejt i kotë sepse si duket kanë ardhur në Bruksel sa për të krijuar lajmet në media se dëshirojnë të bisedojnë, por pa kurrfarë ideje, propozimi a zgjidhje”, theksoi Bislimi.

“Unë kam kërkuar takim trepalësh, por si duket në momentin kur pala serbe është konfrontuar me këtë kërkesë i ka ardhur një intervenim nga Serbia, të cilën kanë dashur ta keqpërdorin këtë duke futur një temë të re në agjendë dhe kanë thënë që mund të ndodhë takimi trepalësh nëse fillimisht bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe, të cilën natyrisht s’kemi mundur ta pranojmë pasi agjenda ka qenë e paracaktuar”.

Ndërkaq, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë që në takimet e sotme nuk është arritur marrëveshje për targat.

Ai këtë e ka thënë pas takimit në Bruksel me dy kryenegociatorët, atë të Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe atë nga pala serbe, Petar Petkoviq.

“Sapo përfundova takimet e sotme me kryenegociatorët në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Me keqardhje, nuk u arrit marrëveshje për targat, sidoqoftë shënuam progres në pikat tjera përfshirë dhe energjinë”.

“Puna do të vazhdojë”, shkroi ai në Twitter.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci