Të fundit

Ukraina po heton 11,000 raste të mundshme të krimeve të luftës

Prokurorja e përgjithshme ukrainase ka zbuluar se më shumë se 11,000 incidente janë duke u shqyrtuar si krime të mundshme lufte, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Ndërsa Ukraina kërkon të ndjekë penalisht ushtarët rusë të përfshirë në konflikt, Iryna Venediktova tha se 40 të dyshuar janë identifikuar deri më tani.

Më herët, ushtari rus 21-vjeçar Sgt Vadim Shyshimarin u paraqit në një gjykatë në Kiev i akuzuar për vrasjen e një 62-vjeçari ukrainas duke e qëlluar në kokë.

“Kam besim se në një të ardhme të afërt do të shohim që raste të tjera të transferohen në gjykata dhe autorët të dalin para gjykatësve”, tha Venediktova.

“Ne do të sigurojmë që këto raste të sillen në përfundimin e tyre logjik”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci