Të fundit

Finlanda e konfirmon se do të aplikojë për anëtarësim në NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, ka konfirmuar se shteti i tij do të aplikojë për anëtarësim në NATO, raporton BBC.

Ndërkohë kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, duke folur përkrah presidentit, ka thënë se shpreson që Parlamenti i Finlandës ta konfirmojë në ditët e ardhshme vendimin për aplikim për anëtarësim në NATO.

Marin ka thënë se Finlanda ka qenë në kontakt me shtetet anëtare të NATO-s dhe vetë NATO-n dhe i ka falënderuar për përkrahjen.

“Në Finlandë ende kemi një proces parlamentar para nesh, por kam besim se parlamenti do ta debatojë këtë vendim historik me përkushtim dhe përgjegjësi”, tha Marin.

Marin ka thënë se nuk ka indikacione se do të ketë ndonjë problem për Finlandën që t’i bashkohet NATO-s.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë indikacion në NATO se do të ketë probleme me anëtarësimin e Finlandës apo Suedisë. Ne jemi partnerë të ngushtë me NATO-n”, tha Marin.

E presidenti i Finlandës, Niinisto, ka thënë se ka biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, një muaj më parë gjatë të cilit takim Erdogan ka shprehur përkrahjen për Finlandën që t’i bashkohet NATO-s. Ai thotë se është i hutuar nga raportimet se Turqia mund ta kundërshtojë anëtarësimin dhe thotë se është i gatshëm të flasë sërish me Erdoganin.

Niinisto ka treguar edhe për diskutimin që ka pasur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën, gjatë të cilit Putin tha se do të ishte gabim që Finlanda t’i bashkohet NATO-s.

Niinisto ka thënë se edhe me anëtarësim në NATO, Finlandës prapë i duhet një marrëdhënie me Moskën.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci