Të fundit

Marrëveshja 200 milionëshe e Qeverisë me MCC-në, AAK: Është sukses i Haradinajt

Të premten, Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit – MCC njoftoi se me Qeverinë e Kosovës është përmbyllur marrëveshja kompakte në shumë prej 236.7 milionë dollarë.

Lidhur me këtë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se më në fund kryeministri Albin Kurti është mbushur mend.

Madje, nga AAK kanë thënë se ky është program është aprovuar në kohën kur Ramush Haradinaj ishte në krye të qeverisë.

” Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë. E pjesa tjeter sikur ky qenka një sukses i qeverisë së tij, nuk është gjë tjetër përpos fukarallëk”.

AAK ka deklaruar se ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish kryeministrit Haradinaj.

“Kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hirë të së vërtetës”.

Për marrëveshjen mes Qeverisë dhe MCC-së, pati paralajmëruar vetë Kurti gjatë ditës së parë të vizitës së tij në ShBA ku takoi kryeshefen e kësaj korporate, Alice Albright.

“Ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë që nga çlirimi, i cili kalon shumën e 200 milionë dollarëve dhe parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë”, thuhej në njoftimin e kryeministrisë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci