Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se edicioni i ri garues në elitën e futbollit kosovar do të fillojë më 13 gusht.
Ndryshe nga Superliga, Liga e Parë do të nisë më 20 gusht.
Këtë vit orari i edicionit garues është më i hershëm, për shkak të organizimit të Kupës së Botës gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.
Ndërkohë, deri në përmbyllje të edicionit aktual kanë mbetur të zhvillohen ndeshjet e javës së 36-të (të fundit) në BKT Superligë, barazhi i Ligës së Parë, barazhi për Superligë dhe finalja e Kupës së Kosovës.
