Të fundit

Haradinaj i përgjigjet Abazoviqit për demarkacionin

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur rreth demarkacionit.

Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili dit më parë tha se çështja e demarkacionit është çështje e kryer, derisa Haradinaj ka pohuar se kjo nuk mund të kryet vetëm nga njëra palë.

Mes tjerash i pari i AAK-së ka thënë se nuk është i habitur me deklaratën e Abazoviqit.

“Nuk kryhet kufiri prej një pale. Çka ka bërë Mali i Zi është e drejtë e tyre dhe ne nuk merremi se çka kanë votuar ata por pala jonë ka votuar tre dokumente në të njëjtën kohë. Ne i obligohemi vetëm parlamentit tonë se çfarë kemi votuar, ka plot shtete që janë në paqe dhe e nxjerrin njëra tjetrën ne gjyqe”.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ditë më parë ka deklaruar se çështja e Demarkacionit të kufirit me Kosovën ka marrë fund.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci