Pas sukseseve të arritura në turneun PGL Antwerp Major nga ekipi kosovar, Bad News Eagles, ka ardhur një lajm tjetër i mirë për djelmoshat kosovarë.
Me përditësimin e fundit të ranglistës botërore, “BNE” ka shënuar ngritje për gjashtë pozita.
Tashmë ekipi kosovar radhitet në mesin e top-20 skuadrave më të mira në botë. Derisa turneun e filluan në pozitën e 26-të, tashmë ata zënë vendin e 20-të.

“BNE” arriti suksese historik fillimisht duke u kualifikuar në Major, ndërsa pas paraqitjeve të mira arritën edhe fazën e “Legends Stage”.
