Të fundit

Beteja për pronën e ish-biznesmenit të PDK-së dhe dënimi me burg i deputetes Vrenezi

Deputetja Jetmire Vrenezi është dënuar sot me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren për rrënimin e jashtëligjshëm të një objekti të qendër tregtare “Abi Çarshia”, pronë e Irfan Fushës, ish-kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Gjykata konstatoi se Vrenezi, në cilësinë e inspektores së ndërtimit në Komunën e Prizrenit dhe asokohe shefi i saj, Islam Thaçi. drejtor i Inspekcionit, rrënuan aneks-objektin e kompanisë private, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Kundër saj, gjykata shqiptoi dënim prej 3 vitesh burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Si kishte nisur beteja e gjatë mes Komunës së Prizrenit dhe pronës së biznesmenit Irfan Fusha?

Në gusht të vitit 2018, Komuna e Prizrenit kishte filluar rrënimin e punimeve të një ndërtese të kompanisë “Abi Çarshia’, me arsyetimin se kompania i kishte tejkaluar lejet e lëshuara nga komuna.

Sipas komunës, “Abi Center”, e kishte ndërtuar 35% të objektit në rrugën “Tirana” në Prizren jashtë lejes së dhënë nga komuna.

“Gjatë realizimit të ekzekutimit të vendimit pronari është zotuar edhe me shkrim se vullnetarisht do ta rrënojë pjesën e cila nuk i është reviduar me lejen ndërtimore, për çka edhe Drejtoria e Inspektorateve i ka dhënë afat që këtë deklarim ta realizojë brenda 30 ditëve”.

Por, Prokuroria i cilësoi të jashtëligjshme veprimet e zyrtarëve të Komunës së Prizrenit.

Në një aktakuzë të ngritur më 20 dhjetor 2019, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të gjithë zyrtarë të Komunës së Prizrenit.

Ata u ngarkuan me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Sipas aktakuzës, veprimet e zyrtarëve të komunës i shkaktuan biznesit të Irfan Fushës dëm në vlerë prej 69,729.66 euro.

Pronari i “Abi Center”, Irfan Fusha, është anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai në zgjedhjet e vitit 2014 kishte qenë kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, por që nuk kishte arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshme për t’u ulur në ulësen e deputetit.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci