Të fundit

Sulmohet një punëtor i “Prishtina Parking”

Një punëtor i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking” është sulmuar në qendër të Prishtinës mesditën e së martës, raporton Paparaci.

Rasti ka ndodhur në Zonën e Parë, qendër, të kryeqytetit.

Punëtori i ndërmarrjes publike të parkingut në kryeqytet ka pësuar lëndime në kokë, raporton Paparaci.

Dëshmitarët thanë se punëtori është sulmuar me mjet të fortë.

Sulmuesi i dyshuar ndodhet në arrati.

Një patrullë e Policisë së Kosovës ka dal në vend-ngjarje dhe është duke e hetuar rastin. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci