Parlamenti finlandez ka votuar pro aplikimit për anëtarësim në NATO.
Lajmi u bë i ditur në një postim nga ky parlament në Twitter.
“Parlamenti mbështet kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO. Parlamenti miratoi qëndrimin në përputhje me raportin e Komisionit të Punëve të Jashtme pas votimit 188-8 pro”, shkruhej në llogarinë zyrtare të parlamentit në Twitter.
Edhe Suedia ka nënshkruar të martën një kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO, një ditë pasi ka bërë të ditur se do të aplikojë në aleancën 30-anëtarëshe.
