Të fundit

Putin: Disa vende evropiane nuk mund të “heqin dorë” nga nafta ruse

Disa vende evropiane nuk mund të heqin dorë nga nafta ruse, tha të martën presidenti Vladimir Putin.

“Vendet evropiane vazhdojnë të vendosin sanksione të reja në tregjet e naftës dhe gazit. E gjithë kjo çon në inflacion, por në vend që të pranojnë gabimet e tyre, ata po kërkojnë dikë për të fajësuar”, tha Putin gjatë një takimi për industrinë e naftës, raporton CNN, transmeton Paparaci.

“Evropianët e pranojnë se nuk mund të heqin dorë plotësisht nga burimet energjetike ruse dhe është gjithashtu e qartë se disa vende të BE-së ku përqindja e hidrokarbureve ruse është veçanërisht e lartë, për një kohë të gjatë nuk do të mund të heqin dorë nga energjia jonë”, tha ai, duke shtuar se vendimet e miratuara nga Bashkimi Evropian “dhe deklaratat për një heqje dorë të plotë nga burimet ruse të energjisë kanë shkaktuar tashmë një rritje të çmimeve të naftës”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci