Të fundit

LVV-ja akuzon për shkelje Prokurorinë, mbron deputeten Vrenezi

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi Gjykata e Prizrenit ka dënuar me tre vjet burgim deputeten e VV-së, Jetmira Vrenezi.

Deputeti Rrustemi ka thënë përmes një deklaratë për media, të martën, se Vrenezi nuk ka lejuar që paligjshmëria të vazhdonte, derisa ka qenë ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë në komunë.

“Deputetja Vrenezi si çdokush tjetër do të shfrytëzojë të drejtën e apelimit të këtij vendimi. Në anën tjetër ne e dimë që prej se ka qenë në drejtorinë e Inspeksionit në Komunën e Prizrenit si arkitekte e zonja dhe e re ajo së bashku me kolegët e saj nuk kanë lejuar që paligjshmëria të vazhdonte dhe amnistoheshin grupet biznesore vetëm pse kanë qenë të fuqishëm financiarisht dhe me pushtet. Kësisoj, vendimi për prishjen e objektit të paligjshëm ka qenë i drejtë, parimor dhe në shërbim të interesit publik. Siç kemi deklaruar asokohe themi edhe tash, në shkelje nuk është deputetja Vrenezi e as kolegët e saj, por Prokuroria e Prizrenit që i doli në krah paligjshmërisë”, ka thënë Rrustemi.

Gjykata me 3 vjet burgim ne ka dënuar edhe Ilmi Thaqin, ish-drejtor i Inspektoratit në komunën e Prizrenit, aktualisht asamblist i LVV-së.

Vrenezi dhe Thaqi janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi kanë dhënë pëlqimin për rrënimin e një aneksi të “Abi Qarshia”, ndonëse i dëmtuari kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim të tij.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci