Të fundit

Zelensky takohet pas 3 muajsh me bashkëshorten

Volodymyr Zelensky është fotografuar me gruan Olena për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën tre muaj më parë. Çifti mori pjesë sot në funeralin e presidentit të parë të vendit në Kiev.

Familja Zelenskly dukej e qetë por e rraskapitur ndërsa ecnin së bashku për të vendosur lule mbi arkivol.

Leonid Kravchuk, ishte Presidenti i parë që udhëhoqi një Ukrainë të pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991. Ai vdiq në fundjavë, në moshën 88-vjeçare, pas një “sëmundjeje të gjatë”.

I veshur krejt me të zeza në vend të jeshiles ushtarake, Zelensky ecte pranë gruas së tij, gishtat e së cilës ishin mbledhur grusht, sikur t’i rezistonte dëshirës për t’i kapur dorën.

Atyre iu bashkuan personalitete të tjera, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, teksa funerali u zhvillua në Shtëpinë e Ukrainës të martën, në një qytet që ende përpiqet “të shërohet” nga përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetin.

Takimi I tyre vjen një muaj pasi Olena zbuloi se ka folur vetëm në telefon me bashkëshortin e saj që nga shpërthimi i luftës, nga frika se bashkimi me të në kryeqytetin ukrainas do ta rrezikonte atë dhe dy fëmijët e tyre të vegjël të vriteshin.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci