Të fundit

”Ju pengoi që i morëm vaksinat falë, sepse aty s’kishte mundësi me vjedhë”

Sot në një tubim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Qeveria e tij për dallim nga qeverisja paraprake, pati një sukses të jashtëzakonshëm në menaxhimin e pandemisë, duke përmendur më konkretisht çështjen e vaksinave.

Sipas tij, Kosova është në vendin e parë në Ballkanin perëndimor sa i përket rezultatit menaxhimit të mirë.

“Me 23 mars, ministri i Shëndetësisë hynë në zyrë 0 vaksina, 0 kontrata për vaksina, 0 negociata për kontrata dhe fillon prej zeros. Thoshin pse po merr veç donacion vaksina, pse s’po bleni. Sepse ne ishim duke negociuar me PFIZER-in çmimin më të lirë, për sasinë më të madhe. Ata ishin mësu me ble, ju vijke keq kur po na jepshin fal. Se, këqyre… për qeveritë e tjera kjo me ta dhanë falë e ka një të keqe, sepse s’un vjedh. E sot, kemi arrit mi administru 1.6 milionë vaksina, për popullsinë mbi 16 vjecare, 55% me dy doza, 64% së paku 1 dozë”, ka deklaruar Kurti, gjatë këtij tubimi të mbajtur në Kaçanik.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci