Të fundit

A do të shkojë Nora në emisionin e Robertit?

Ndarja mes dy këngëtarëve të njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha bëri zhurmë mjaft të madhe pasi erdhi krejt papritur për fansat e tyre.

Pavarësisht ndarjes, ata të dy kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, edhe për faktin se janë prindër të një vajze, Renee.

Edhe pse nuk janë më bashkë, Nora dhe Roberti i kalojnë pushimet bashkë, ashtu sikurse edhe udhëtojnë në vende të ndryshme për t’u relaksuar si një familje e vërtet. Deri më tani asnjëri prej këngëtarëve nuk ka bërë publike një lidhje të re dashurie.

Një ndër pyetjet që i bëhet më shpesh Robertit është nëse do ta ketë Norën si të ftuarën e tij në emosionin “Robi plaket kur don vet”. Këtë përgjigje e ka dhënë dje Eriona Sejdiu, bashkëprezantuesja e Robertit.

“Nora ndoshta vjen. Ku e din ti?” – u shpreh Eriona.

Gjatë një interviste të dhënë më parë, kur u pyet nëse është ribashkuar me Norën, siç përflitej, Roberti tha:

“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë”.

Gjatë gjithë kohës që kanë qenë të divorcuar, dyshja ka mbështetur njëri-tjetrin në projektet e reja që kanë sjellë për publikun, si dhe kanë ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të Renee, vajzës së tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci